back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaOpinioneA ishin Rugova dhe Adem Jashari në përurimin e shtatores së Azem...

A ishin Rugova dhe Adem Jashari në përurimin e shtatores së Azem Galicës (foto)

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Shkruan Bedri TAHIRI

Në vend të reagimit:

SQARIM

Në rrjetet sociale dhe në disa portale gazetash, ndër to edhe në “Bota Sot”, po qarkullon një video, e ashtuquajtur “e rrallë” , ku është bërë një ngatërrim perfid, që nuk i bën mirë askujt, se, kinse Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova morën pjesë në përurimin e shtatores së Azem Galicës në vitin 1990!

Meqë, atëbotë, unë isha në krye të atij organizimi historik, për hir të së vërtetës, e pashë të udhës të jap këtë sqarim për opinionin e gjerë:

Tubimi madhështor i Galicës, i mbajtur më 25 korrik 1990, ku morën pjesë mbi dhjetëmijë veta, me ç’rast u bë zbulimi i Pllakës përkujtimore për kryeheroin (jo shtatores) Azem Bejtë Galica. Krahas shumë e shumë veprimtarëve të tjerë, ishte edhe Grupi i Prekazit, udhëhequr nga sypatremburi Adem Jashari. Mirëpo, në atë tubim, nuk ishte Ibrahim Rugova. Këtë e dinë të gjithë pjesëmarrësit e asaj ngjarjeje, në të cilën ndërhyri edhe policia serbe. Këtë më së miri e dëshmojnë edhe inçizimet, si ai i Hamit Halilit nga Dubofci dhe veçan inçizimi profesional i Adnan Merovcit dhe libri i tij “Një hap me Rugovën”, botuar më 2012.

Sqarimit po ia bashkangjes edhe ca foto, që flasin vetë.

Fotografia e Bedri Tahiri

Bedri Tahiri duke lexuar referatin “Azem Galica dhe lufta për demokraci”

Fotografia e Bedri Tahiri

Konsultime në binë para se të fillonte manifestimi

Fotografia e Bedri Tahiri

Pamje nga tubimi madhështor, Galicë 1990

 Fotografia e Bedri Tahiri

Adem Jashari dhe Sahit Jashari duke i prirë grupit të Prekazit

Fotografia e Bedri Tahiri

Abdyl Krasniqi duke lexuar poemën “Shpella”, kushtuar nxjerrjes në dritë të eshtrave të Azem Galicës

Fotografia e Bedri Tahiri

Plaku 111 vjeçar, Rashit Godeni, duke u përshëndetur me komandantin e vet Azem Bejtë Galicën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz