Gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, dëshminë e tij është duke e dhënë Kushtrim Kokalla, i cili akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë”.
A është pyetur nëse i është ofruar para nga ana e Naim Murselit për vrasjen e Liridonës.
‘’Nuk më kujtohet nëse ai më ka bërë ndonjë ofertë për vrasjen e gruas së tij’’, ka qenë shkurt përgjigjja e Kokallës.
Kokalla ka zbuluar dhe bisedën e tij me Naim Murselin, në ditën kur u vra Liridona Ademaj.
Kokalla tha se Naim Murseli i kishte thënë se kishte probleme me gruan e tij Liridonën.
“Më tha a e ke gati me rregullu automjetin. Duke folur për problemet e tij me tashmë të ndjerën Liridonën, më ka thënë që ka pasur probleme me të”, ka thënë Kokalla./Indeksonline/