back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeA i dëmtuan hetimet Osmani e Haxhiu në rastin e Radomir Laban?

A i dëmtuan hetimet Osmani e Haxhiu në rastin e Radomir Laban?

Të ngjajshme

“Bufi”: Kur të shkojnë mërgimtarët, Kosova bëhet si me ia lëshu njona fazë

Aktori kosovar Fatmir Spahiu “Bufi”, ka komentuar largimin e...

Aksident i rëndë në Llapushnik, dyshohet për dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën sonte në një aksident...

Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale është rikthyer në punë pas pushimeve verore....

BBC: Trump foli me Putinin në telefon për rreth 40 minuta

Trump foli me Putinin në telefon për rreth 40...

Dy konferenca të jashtëzakonshme, u thirrën për të njëjtën arsye.

Fillimisht, presidentja Vjosa Osmani, fokus pati një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

E disa ditë më pas, informacione shtesë para gazetarëve, ndau ministrja në detyrë e drejtësisë.

E të hënën, u bë e ditur se vet gjyqtari serb, Radomir Laban kërkoi përjashtimin nga vendimmarrja nga rastet e bllokadës në Kuvend.

Por këtë kërkesë, Gjykata Kushtetuese thotë se nuk ia miratoi.Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja nga rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

E kur kanë kaluar 2 javë nga paralajmërimi i krerëve të shtetit për gjyqtarin Laban, ende nuk ka veprime nga organet e sigurisë në Kosovë.

Ndërsa eksperti i kësaj fushe, Fadil Kajtazi, thotë se Osmanit e Haxhiut, mund t’i kenë dëmtuar hetimet.

“Është shumë paradoksale se si presidentja e vendit dhe deputetja (Haxhiu) del para opinionit dhe thotë se dikush dhe etiketon me emër dhe thotë se e rrezikon sigurinë nacionale dhe kalojnë 10 ditë e nuk ka veprime konkrete. Imagjino sikur AKI ta ketë pasur në përpunim operativ gjyqtar dhe të ketë pasur indicie se ai është duke e konsumuar veprën penale dhe presidentja e deputetja ta dekonspirojnë këtë aksion të AKI-së, pra edhe kjo është një rrezik për sigurinë nacionale. Pra, të dy drejtimet, edhe mosveprimi por edhe veprimi i parakohshëm në këtë rast, nën supozimin se është duke ndodh kjo, paraqesin shkaktim të rrezikut të sigurisë nacionale, ka thënë Kajtazi.

Për këtë çështje,Tëvë1 i është drejtuar disa herë edhe Prokurorisë Speciale në vend.

Por të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz