A është toka e rrumbullakët dhe a ka shkuar njeriu në Hënë, sipas hoxhë Enis Ramës
01

Lexo edheKurti me këshilltarin e Merkelit: Domosdoshmëri luftimi i korrupsionit në Kosovë

Hoxha thotë se toka është e rrumbullakët dhe kjo thuhet edhe në librin e shenjtë të myslimanëve.
“Shpjegohet kjo në Kuran dhe dijetarë të hershëm e kanë thënë këtë”, ka thënë Rama.
Hoxha e ka komentuar edhe teorinë e Evolucionit e cila bie ndesh me mënyrën se si reliogjionet shpjegojnë krijimin e njeriut.
“Nuk është diçka se a beson ose jo. Është një përpjekje shkencore për t’i dhënë përgjigje disa cështjeve. Është më shumë ideologjike”, ka thënë Rama.
“Vetë teoria e Darvinit është e konstesuar. Nuk është ligj, vazhdon të mbetet teori, pasi ka akoma nevojë të provohet dhe të vërtetohet”, ka shtuar ai.

Lexo edheKurti me këshilltarin e Merkelit: Domosdoshmëri luftimi i korrupsionit në Kosovë
Sipas hoxhës, nuk mund të thuhet me siguri të plotë se njeriu ka arritur në hënë. Mirëpo, sipas tij, arritja e njeriut në hënë nuk e shqetëson aspak fenë islame.
“Nuk ka që e pohojnë ose mohojnë. Mendoj që kjo çështje është akoma që e kontestojnë. Mirëpo, nëse ka shkuar, nuk është diçka që na prish punë e të mohohet” , ka thënë ai. /Express