back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeA është kthyer Xhabir Zharku në Kosovë? (Foto)

A është kthyer Xhabir Zharku në Kosovë? (Foto)

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Janë bërë më shumë se dy javë kur Gjykata Themelore në Ferizaj ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burg ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të parashtrimit absolut të ekzekutimit të dënimit.

Pas vendimit të autoriteteve të drejtësisë, Zharku nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme se a do të kthehet nga Suedia për në Republikë të Kosovës.
Mirëpo, në një foto të siguruar nga “Indeksonline”, ish-kryetari i Kaçanikut shihet me veturën e tij, të tipit “X5”, me targa RKS.

Të afërm të Zharkut, në kushte anonimiteti, kanë thënë se ai mund të kishte ardhur për një kohë të shkurtër në Kosovë dhe të kthehej përsëri për në Malmo.
Megjithatë, “Indeksonline” ka provuar të kontaktojë disa herë në telefon, por që i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndryshe, Xhabir Zharku ishte në krye të Komunës së Kaçanikut nga viti 2007 deri në maj 2012.

Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh kishte ngritur aktakuzë ndaj Zharkut, të cilin e akuzonte atë dhe disa persona të tjerë si pjesë e një grupi, në kohë të ndryshme, prej ose më 26 qershor 2006, deri më 1 gusht 2006, me qëllim që të përfitojë për qëllime materiale për vete, ose për dikë tjetër, ka përdorur kërcënime serioze ndaj të dëmtuarve. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz