back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëA është kjo arsyeja e sulmit ne Munih?

A është kjo arsyeja e sulmit ne Munih?

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mediat gjermane thonë se Ali Sonboly, 18 vjeçari, i cili vrau 10 persona mbrëmë në Munih, në Qendrën Tregtare, ka qenë “i sëmurë psiqikisht” dhe një person që ka qëndruar vetëm pasi që është “dhunuar verbalisht” në shkollë. Dailmayil shkruan se një ish shok klase i sulmuesit të Munihut në Gjermani ka thënë se ai i ka kërcënuar ata se do t’i vras. Madje bëhet e ditur se ai gjithmonë është ngacmuar në shkollë përgjatë shtatë vjetëve sa ishte atje. Për këtë sipas personit anonim që thotë të ketë qenë shok klase me sulmuesin Ali Sonboly, ka pranuar se dorasi ka premtuar hakmarrje ndaj të gjithë atyre që e kanë torturuar atë. I riu gjerman me prejardhje iraniane, madje edhe ka diskutuar bashkë me një qytetarë i cili filmonte me celular. Ai thotë gjatë diskutimit, se për 7 vite është maltretuar verbalisht në shkollë, ndërkohë që thotë se edhe ka lindur në Gjermani. Për këtë arsye i riu që më vonë vrau veten me një plumb në kokë, thotë se është detyruar që të blej një revole dhe të hakmerret për atë që i është bërë me vite të tëra. Policia gjermane ka zbuluar se Ali Sonboly është djali i një taksisti dhe nuk ka lidhje me ISIS-in. Sipas policisë, djaloshi 18 vjeçar madje kishte thirrur disa prej viktimave të tij në vendin e krimit duke u premtuar McDonalds pa pagesë. Një faqe e rreme në Facebook i kishte ftuar viktimat që të mblidheshin në një vend specifik për një ofertë speciale ku më pas i ka pritur 18 vjeçari duke shtënë mbi ta.

Të Fundit

Sport

ShowBiz