A e ndieu erën e kanalizimit presidenti Thaçi në Polac? (FOTO)

Në tubimin përkujtimor ku janë nderuar në 20 vjetorin e rënies martirët e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, presidenti Hashim Thaçi, tha se anekënd Kosovës po përkujtohen martirët dhe heronjtë e kombit, teksa shtoi se shteti do të jetë gjithmonë afër familjeve të tyre dhe gjithë shoqërisë, shkruan DrenicaPress.
Por pak metra nga vendi ku u përkujtuan dëshmorët në Polac, kundërmon erë e keqe nga ujërat e zeza.
Disa fotografi që i ka shpërndarë në Facebook, Dega e Nismës në Skenderaj, shihen ujërat e zeza mbi tokë, e të cilat kërkojnë intervenim sa më të shpejtë, ngase banorët mund të pësojnë nga ndonjë sëmundje si pasojë e erës së keqe që kundërmojnë.
Lexojeni të plotë reagimin e NISMA për Kosovën – Dega Skenderaj:
Sot në fshatin e Hasan Prishtinës u shënua dita e dëshmorëve.
Qytetarëve me një fjalë rasti iu drejtua presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Ai foli për krenarinë dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të Polacit duke theksuar se ” Për Polacin do të ketë vetëm përparim, vetëm zhvilim dhe ecje përpara”.
Fjalët e Presidentit i shoqëronte ” përparimi” i ujërave të kanalizimit që rridhnin pak më poshtë, afër puseve të pijes, duke përhapur jo vetëm kundërmimin, por edhe përgënjnjeshtrimin e premtimeve të presidentit.
Familjet e dëshmorëve nuk mund të gatuajnë krenarinë, nuk mund të gatuajnë premtimet Ato duan ujë të pijshëm, kanalizim dhe
përparim real dhe jo premtime boshe.

Lexo edheHaradinaj për taksën ndaj Serbisë: Unë jam njeri i terenit, si ushtari i Amerikës në teren
P.S. vite më parë, gjatë fushatave zgjedhore, është premtuar dhe më vonë është inauguruar përfundimi i punimeve për kanalizimin e fshatit Polac, por sot ujësjellësi dhe kanalizimi janë jofunksionalë dhe kanë mbetur relikte të fushatave zgjedhore.


















