Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka thënë se kryetari i partisë, Kadri Veseli, nuk e ka ditur fare për qëllimin e saj për ta publikuar fotografinë që bëri bujë të madhe gjatë ditës së djeshme.
Ajo ka thënë se në dorë kishte pasur shumë dokumente dhe fotografi të rëndësishme, për të cilat tha se kishte dyshime se cilën ta publikojë.
“Ai nuk e ka ditur rastin. Kam pas shumë dokumente me vete për të cilat kisha dilema se cilën ta paraqes si më të fortën për të dëshmuar. Në mesin e tyre kisha edhe fletoren e fëmijëve të helmuar, kisha edhe historitë e tyre. Ka pasur edhe persona të dhunuar, kam pasur edhe dosjet e tyre”, tha Brovina.