back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeA e detyroi taksa Serbinë që t'ia mësyjë Armenisë e Kirgistanit për...

A e detyroi taksa Serbinë që t’ia mësyjë Armenisë e Kirgistanit për tregti?

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që sasia e produkteve që Kosova importon nga Serbia të shënojë rënie drastike.

Ndërkohë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, Serbia vazhdon të kërkojë heqjen e kësaj mase, pasi po u shkakton humbje milionëshe.

E si duket kjo bllokadë e Kosovës, e ka detyruar Serbinë që të kërkoje tregje të reja për të plasuar produktet.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajci, kanë nënshkruar sot në Moskë një marrëveshje për tregti të lirë në mes të Serbisë dhe Unionit Ekomomik të Euroazisë.

Nga kjo marrëveshje Serbia do të ketë lehtësime për të eksportuar tashmë produktet e saj në Bellorusi dhe Kazakistan, Armeni e Kirgistan.

“Nuk e morëm të gjithë atë që deshëm, megjithatë do të kemi liri më të madhe për tregti , se më parë. Kështu që prodhuesit tonë do të jenë të lirë të eksportojnë sasi të pa limituar”, ka thënë Ljajic, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij tashmë me këtë marrëveshje, Serbia do të mund të eksportojë në një treg shumë të madh, prej afro 180 milionë njerëzve./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz