back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeA duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e...

A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e dialogut?

Të ngjajshme

Pas asistit Arda Guler shënon gol, kalon Realin në epërsi ndaj Atleticos

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Siria lëshon fletarrestim për Assadin

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar...

Osmani në New York: Kosova e palëkundur për ta luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur...

Ndizet derbi, Atletico në avantazh ndaj Realit

Atletico Madrid ka arritur të kalojë në epërsi ndaj...

Platforma “Liria ka Emër” marsh drejt Hagës me motoçikleta, nisja nga Prishtina më 15 tetor

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër”, kanë bërë të...

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se është thelbësore që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit të armatosur në Banjskë të përballen me drejtësinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai u pyet rreth kërkesës së kryeministrit Albin Kurti që ekstradimi i Radoiçiqit të jetë kusht për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë, sa më shpejt që të jetë e mundur,” deklaroi Hargreaves.

I pyetur se ku duhet të ndodhë kjo, ai tha se përgjegjësia fillestare bie mbi autoritetet e Beogradit.

“Mendoj se fillimisht është çështje për autoritetet serbe, dhe ne, në mënyrë të qëndrueshme dhe të rregullt, flasim me autoritetet serbe për këtë. Nuk dua të hyj në atë se çfarë ndodh më pas, sepse mendoj, para së gjithash, se është çështje e sistemit gjyqësor serb për t’u marrë me këtë. Por, është vërtet e rëndësishme që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të vazhdojmë me pandëshkueshmërinë për atë sulm të tmerrshëm, dhe duhet të ketë veprime kundër zotërisë Radoiçiq dhe kolegëve të tij,” tha ai.

Megjithatë, Hargreaves nuk e komentoi nëse kërkesa e Kurtit duhet të jetë kusht formal për dialogun.

“Unë nuk po i referohesha asaj se a duhet të jetë kusht apo jo për dialog. Mendoj se është një proces që duhet të ndodhë. Gjithashtu, mendoj se sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të kthehen në rrugën e duhur, me një dialog konstruktiv mes tyre, aq më mirë do të jetë për popullin e Kosovës,” u shpreh ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz