back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaTeknologjiA duhet ta lini makinën në vend për t’u ‘ngrohur’ apo duhet...

A duhet ta lini makinën në vend për t’u ‘ngrohur’ apo duhet nisur menjëherë

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

Ngrohja e makinës gjatë periudhës së dimrit përpara se të filloni të lëvizni, është ritual i zakonshëm i shumë shoferëve.

Por nga aspekti teknik për shumë automjete moderne, kjo është e panevojshme. KJo për faktin se në disa raste, ngrohja e motorit duke e lënë veturën në vend kur temperaturat e ajrit janë shumë të ulëta mundet t’i bëjë dëm makinës.

Kur temperaturat janë nën zero, si në rastin e ditëve të fundit, zakonisht në orët e para të mëngjesit dëgjohen zhurmat e motorëve të automjeteve të cilët punojnë në neutralitet (në asnjë shpejtësi).

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një zakon të vjetër, e cila daton nga koha kur të gjithë kanë pasur motorë me karburatorë. Atëherë ngrohja në temperatura të ulëta përpara lëvizjes ka pasur kuptim.

Por në ditët e sotme të gjitha modelet e reja kanë injeksion elektronik të derivatit. Sensorët e matin temperaturën e jashtme të sistemit dhe e përshtatin punën, kështu që vlerësohet se është e mjaftueshme që motori të punojë vetëm 30 deri më 60 sekonda përpara se të lëvizë. Më pas mund të fillohet me drejtimin e makinës, pasi motori duke lëvizur do të arrijë më shpejt në temperaturën punuese, krahasuar me rastin kur rri pa lëvizur.

Kur e ngrohni motorin gjatë ditëve të ftohta, jo vetëm që është e panevojshme të harxhoni karburant, por rrezikoni të dëmtoni edhe disa komponentë të caktuar të motorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz