back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëA duhet ta lini freskuesen ndezur gjatë natës, mjekët kanë një përgjigje...

A duhet ta lini freskuesen ndezur gjatë natës, mjekët kanë një përgjigje për ju

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Qarkullimi i shpejtë i ajrit mund të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të thahen duke shkaktuar kështu kollë dhe shqetësime të tjera.

Gjatë ditës edhe mund ta përballojmë vapën, por gjatë natës është gati e pamundur nga gjithë sikleti që shkakton. Është e vështirë të flesh kur je bërë ujë në djersë dhe je ngjitur pas çarçafëve.

Jo të gjithë mund ta përballojmë faturën e kripur të kondicionerit në fund të muajit dhe shpesh na duhet të kënaqemi me një ventilator.

Por, për fat të keq ky i fundit mund të ketë edhe efekte anësore, të cilat ndonëse mund të jemi trullosur nga vapa do të na bëjnë të pyesim veten: A bëjmë mirë që flemë me kondicioner, apo jo?

Në fakt, përgjigjja është paksa më e komplikuar nga ç’e prisnim dhe nuk është e njëjta për të gjithë.

Sigurisht që gjumi me ventilator ndezur ka të mirat e veta. Për shembull disa persona mund të flenë më shpejt duke dëgjuar zhurmën e ventilatorit. Nga ana tjetër edhe normalizimi i temperaturës së dhomës si dhe qarkullimi i ajrit kanë efektet e veta pozitive.

Gjithsesi ka edhe aspekte negative sa i përket kësaj gjumit ne ventilator ndezur, të cilat nuk duhen neglizhuar.

Në fakt, mjekët thonë se nuk ka asgjë të keqe gjumi me ventilator ndezur.

Vetëm se ka një “kleçkë”. Qarkullimi i shpejtë i ajrit mund të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të thahen duke shkaktuar kështu kollë dhe shqetësime të tjera.

Nga ana tjetër ventilatori mund të shkaktojë edhe probleme për personat që vuajnë nga alergjitë, duke qenë se shpërndan dhe pluhur në ajër.

Gjithsesi, mjekët shtojnë se mund të flini me ventilator ndezur, sigurisht nëse e mbani në një distancë të caktuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz