BallinaLajmeA do t’i largojë Veseli protagonistët e “Pronto”-s?

A do t’i largojë Veseli protagonistët e “Pronto”-s?

Të ngjajshme

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për...

Juventusi hedh sytë te Lewandowski

Gjigantët e Torinos, Juventus, i kanë vënë syrin sulmuesit...

Gjykata ka konfirmuar aktakuzën për rastin “Pronto” ku të përfshirë janë disa zyrtarë të PDK-së

Në gjykatë është deklaruar i pafajshëm. E mbrojtja e Besim Beqajt, ka kërkuar që edhe aktakuza e ngritur ndaj Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të hudhet si e pa bazuar.

Por, Gjykata Themelore e Prishtinës një ditë më parë ia ka konfirmuar aktakuzën Beqajt.

Pos tij, aktakuza u është konfirmuar edhe ndaj deputetit Zenun Pajziti, ish deputetit Adem Grabovci dhe të tjerëve në rastin “Pronto”.

E  në mesin e të akuzuarve ka edhe ministra të  PDK-së, kryetari i së cilës pati thënë se nëse ndonjë ministër i tij do kishte aktakuzë, do e shkarkonte.

E dorëheqjen duket se nuk e kanë ndërmend as antarët e PDK-së.

Besim Beqaj i kontaktuar nga televizioni nuk ka pranuar të flasë.

Të arsyeshme për tu deklaruara për këtë cështje nuk e ka parë as deputeti Zenun Pajaziti.

Në anën tjetër numri i ministrave me aktakuza në Qeverinë “Haradinaj” vetëm sa po shtohet.

Aktualisht është ministri i Infrastrukutës, Pal Lekaj, ai i Inovacionit, Besim Beqaj.

Ndërkohë, në kabinetin Haradinaj ka edhe të dënuar, si zëvendëskryeministri, Dardan Gashi e ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Kjo dukuri e krijuar nga Haradinaj po shihet si shqetësuese në Institutin Demokratik të Kosovës.

Kurse praktikë e ministrave me aktakuza ka pasur edhe në qeverisjet e kaluara, si rasti i Ferid Aganit për stenda, mirëpo ai pati  dhënë dorëheqje./Natyra Rushiti, T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz