BallinaLajmeA do t’i komplikojë edhe më shumë balotazhi në 17 komuna planet...

A do t’i komplikojë edhe më shumë balotazhi në 17 komuna planet e Kurtit për Kurti 3

Të ngjajshme

Sulm me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, plagosen pesë persona

Pesë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me...

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, i cili çoi në balotazh 17 komuna, vlerësohet se do të jetë përcaktues edhe për zhvillimet politike në nivelin qendror, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, politologu Dritëro Arifi dhe hulumtuesja në Grupin Këshilldhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), Donika Emini, thonë se gara e partive politike në rundin e dytë të votimit do t’i ndikojë negociatat për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ose do të kemi një qeveri shumë të shpejtë, me një koalicion të madh shqiptar – LVV, PDK dhe LDK, ose do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë Arifi.

Sipas Eminit, partitë e ish-opozitës nuk do të bëjnë shumë lehtë një koalicion qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa janë në garë të ashpër me të në disa komuna për rundin e dytë, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.

Sa i përket veriut të Kosovës, ku Lista Serbe u rikthye në pushtet, Arifi dhe Emini thonë se mbetet për t’u parë se si do të udhëheqë partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe nëse ajo do t’i zhbëjë vendimet e kryetarëve shqiptarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz