Kryeministrja britanike Theresa May ka thirrur ministrat në një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar përgjigjen e Britanisë së Madhe ndaj sulmit të dyshuar të armëve kimike në Siri.
Ministrat pritet të mbështesin thirrjen e saj për t’u bashkuar me aksionet ushtarake të paralajmëruara nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Burimet të Metro.uk thonë se kryeministrja është e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër regjimit të Asadit pa kërkuar pëlqimin parlamentar, transmeton Indeksonline.
Një gjë e tillë është vërejtur në bazën RAF Marham në Norfolk sot kur janë nxjerrë jashtë avionët e tipit “Tornado” ku shihen duke u pajisur me serbatorë rezervë për fluturime të zgjatura, dhe duke u montuar bombat qindra kilogramësh si dhe bomba me goditje precize.

Sipas Metro.uk nuk dihet nëse kjo përgatitje për luftë do të mbetet vetëm në fazat e “blofit”, apo së shpejti do të nisin sulme ajrore kundër caqeve të ushtrisë së Sirisë. Por një përgatitje tillë e forcave ajrore është parë vetëm në kohën kur Britania dhe SHBA-ja patën sulmuar Irakun.
Tutje me urdhër të Theresa May, nëndetëset janë pozicionuar për mbrojtje Britanisë pas kërcënimeve që pasuan dje nga Rusia. /Indeksonline/

Jets in Norfolk ‘prepare for a possible strike on Syria’