BallinaLajmeA do të mbyllen edhe kufijtë?

A do të mbyllen edhe kufijtë?

Të ngjajshme

Kriza politike, “GLPS”: Viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft...

Hekuran Kryeziu publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën...

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF...

Në vendimin e ri që pritet ta marrë Qeveria Kurti, do të saktësohet edhe hyrja në Kosovë për shtetasit e huaj.

“Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje-qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të ketë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, thuhet në propozim-vendim.

Përjashtim nga kjo pikë bëjnë:

3.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda tri orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që të hyjë të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

3.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionsitë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;3.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjet e tyre.“Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të izolohen për 7 ditë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz