Me gjasë as sot nuk do të ketë takim ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, isa Mustafa.
Është deputetja e zgjedhur e kësaj partie, ajo e cila e ka theksuar një gjë të tillë, pas mbledhjes së VV-së.
Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk besojnë që sot do të ketë takim me Lidhjen Demokratike për koalicionin.
“Më vonë do të njoftoheni, nuk besoj që do të ketë takim”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, deputeti Glauk Konjufca e ka konfirmuar shkurtimisht para mediave se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.