BallinaLajmeA do të ketë marrëveshje? Vetëvendosja e LDK takohen këtë vikend

A do të ketë marrëveshje? Vetëvendosja e LDK takohen këtë vikend

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Para se të përfundojë afati kohor i ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje, këto dy subjekte pritet të takohen edhe një herë këtë vikend.

Kështu kanë konfirmuar për GazetaBlic nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos e bërë të ditur ditën e takimit.

Sipas VV-së, zyrtarë të dyja partive kanë konfirmuar një takim të mundshëm këtë vikend.

“Po është thënë që do të ketë në vikend edhe nga zyrtarë të të dy partive. Kur, qysh e tek se di në detaje”, thanë nga Vetëvendosje.

Tutje nga Lidhja Demokratike  e Kosovës, dje u shprehën se ata nuk i ndërrojnë qëndrime e tyre lidhur me ofertën, duke mos hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Të njejtin qëndrim e kanë dhënë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke konmfirmuar edhe njëherë se Glauk Konjufca nuk do të heqë dorë nga posti i të parit të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz