BallinaLajmeA do të ketë hetime në Skenderaj dhe Vushtrri për manipulim të...

A do të ketë hetime në Skenderaj dhe Vushtrri për manipulim të votave? – Kjo është përgjigja e Prokurorisë Themelore!

Të ngjajshme

Trajneri uellsian vuan nga një sëmundje e rrallë

Trajneri i njohur uellsian, John Benjamin Toshack, vuan nga...

“Osmani bartëse e listës së partisë?”, Azemi: LDK e ka derën e hapur për të gjithë

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajtur sot një konferencë për...

Nënshkruhet aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk e ka përjashtuar mundësinë që hetimet për dyshimet mbi manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit të shtrihen edhe në komunat e Skenderajt dhe Vushtrrisë.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, i cili është pyetur nëse do të ketë veprime hetimore edhe në këto dy komuna.

“Nëse vlerësohet nga prokurori, të njëjtit do të intervistohen ditëve në vijim”, ka deklaruar Preteni.

Aktualisht, 34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, nën dyshimin për manipulim me vota në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Sipas Prokurorisë, deri më tani është urdhëruar intervistimi i 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ndërsa hetimet mbeten të hapura dhe mund të përfshijnë edhe zona të tjera, varësisht nga vlerësimet e mëtejshme hetimore./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz