Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha ka bërë të ditur se kjo parti do të vazhdojë me Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare edhe në tri seancat e radhës, pas aktgjykimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive.
Ai ka thënë se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovës dhe se propozimi i saj është bërë bashkë me partnerët e tyre Guxo dhe Alternativa.
I pyetur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 se cili do të jetë veprimi i tyre nëse Haxhiu nuk merr votat e mjaftueshme pas tri përpjekje ai ka thënë se për këtë do të vendoset në kryesi dhe Grupin Parlamentar.
“E kemi Albulena Haxhiun sepse bashkë me partnerët tanë e kemi vendosë, sepse është gruaja më e votuar në Kosovës dhe është e drejtë e jona propozimi. Konstituimi i Kuvendit do të ishte akt solem dhe këta po dëshirojnë që të mos ketë Qeveri Kurti, mirëpo po harrojnë, Qeveri Kurti do të ketë, sepse qytetarët po e dëshirojnë këtë. Ne do të shkojmë me znj. Haxhiu dhe pastaj do të mblidhemi si kryesi, si Grup Parlamentar ku do të diskutojmë për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Rexha
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk mund të votohet mbi tri herë dhe se votimi duhet të bëhet në mënyrë të hapur.
Ende nuk dihet se kur të mbahet seanca e parë pas këtij aktgjykimi, pasi i njëjti ende nuk është publikuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk ka hyrë në fuqi.