Sapo është ofruar koha e nisjes së seancës parlamentare për miratimin e ligjit për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, shumë deputetë janë larguar nga Kuvendi, duke lënë seancën pa kuorum, transmeton Gazeta Metro
Shefi i Grupit parlamentarë të AAK-së, Ahmet Isufi ka folur për seancën parlamentare për miratimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit.
Isufi ka thënë për Gazetën Metro se të gjithë deputetët e AAK-së të cilët janë në Kosovë do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, dhe do ta përkrahin projetligjin e Qeverisë së Kosovës, e cila i ka ndaluar lojërat e fatit.
“Po, të gjithë deputet të cilët janë këtu do të jenë pjesë e seancës në Kuvend, dhe do të përkrahin projektligjin e Qeverisë, i cili i ndalon lojërat e fatit në Kosovë”, ka thënë Isufi. /gazetametro.net


