Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja ruan gjithashtu një miqësi të afërt me Brikenën, e cila disa vite më parë ka pasur një njohje me Mateon.
Gjatë një bisede mes Juelës, Brikenës dhe Kristit, ky i fundit i drejtoi një pyetje Brikenës lidhur me situatën mes dy banorëve.
Brikena u shpreh se si Juela ashtu edhe Mateo janë beqarë dhe kanë të gjithë lirinë për të vepruar sipas dëshirës së tyre.
Ajo shtoi se Juela, si person, zë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe se, pavarësisht dinamikave brenda shtëpisë, miqësia mes tyre do të vazhdojë edhe jashtë “Big Brother VIP”.
Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?
Brikena: Unë ja thashë edhe kësaj, ta thashë edhe më herët ty
Brikena: Unë personalisht e kam shprehur, e kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon. Përderisa Juela është beqare, Mateo është beqar, e kanë gjithë të drejtën dhe lirinë e botës me bërë ça të duan. Unë kurrë nuk kam shkuar te Juela me i thënë ‘pse po flet, ça po bën, pse s’po bën’. Gjithkush e ka lojën e vet këtu, ajo ka lojën e vet, unë kam lojën time. Unë kam thënë, Juela si person ka një vend të veçantë tek unë. Unë e di që jashtë “Big Brother” do bëhem shoqe me Juelën, se më pëlqen si person. Por që për lojën, edhe me ja dasht të mirën një personi, nuk i them bëj kështu.