HomeLajme​Bruksel, Llugaliu diskuton politikat doganore në Këshillin e OBD-së

​Bruksel, Llugaliu diskuton politikat doganore në Këshillin e OBD-së

Të ngjajshme

Kush janë futbollistët që krijuan më shumë raste në Botëror

Faza e grupeve në Kampionatin Botëror ka qenë një...

Publikohen formacionet Panama-Angli

Me fillim nga ora 23:00, stadiumi i Nju-Jorkut do...

Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar...

Emocionuese: Gjesti takon mësuesen e tij të parë

Këngëtari i njohur Gjesti ka përjetuar një nga momentet...

Drejtori i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu po merr pjesë në Sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), të cilat po zhvillohen në Bruksel.

Këshilli i OBD-së përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të organizatës, ku marrin pjesë drejtuesit e administratave doganore nga vendet anëtare për të diskutuar prioritetet strategjike dhe zhvillimet më të rëndësishme në fushën doganore.

Sipas njoftimit, gjatë sesioneve, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe raportet e komiteteve teknike të OBD-së, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve, standardet dhe politikat doganore, rregullat e origjinës, vlerësimin doganor, nomenklaturën dhe klasifikimin e mallrave, si dhe çështjet që lidhen me zbatimin e ligjit, lehtësimin e tregtisë dhe përdorimin e teknologjisë në procedurat doganore.

Në kuadër të agjendës, Këshilli po trajton gjithashtu çështje të politikave institucionale, qeverisjes, financave dhe buxhetit të organizatës, si dhe do të miratojë kalendarin e aktiviteteve dhe sesioneve të ardhshme të OBD-së.

“Pjesëmarrja e drejtorit të përgjithshëm në këtë forum të nivelit më të lartë ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të qenë pjesë aktive e proceseve globale të zhvillimit të politikave doganore, harmonizimit me standardet ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me administratat doganore të vendeve partnere”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar në avancimin e reformave, modernizimin e shërbimeve doganore, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e sigurisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, në përputhje me konventat, standardet dhe praktikat më të mira të Organizatës Botërore të Doganave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz