HomeLajmeVdekje e dyshimtë në Lipjan, Policia jep detaje për rastin në objektin...

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, Policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Të ngjajshme

Formacionet zyrtare: Norvegji – Francë

Sonte do të zhvillohet një përballje interesante në kuadër...

Britney Spears haset në LA, djemtë e saj po përgatiten për pasarelat e modës

Britney Spears po tërhiqet nga qendra e vëmendjes dhe po...

Një kontejner mbeturinash digjet në Prishtinë

Një kontejner me mbeturina ka marrë flakë, në Prishtinë. Incidenti...

Behrami: VV-ja nuk ëshë kundër gazit amerikan, por kundër Amerikës

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast të raportuar të mërkurën në Lipjan, ku një femër kosovare ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta brenda objektit të KEDS-it.

Sipas njoftimit policor, dëshmitarja ka raportuar se viktima, po ashtu femër kosovare, papritur është rrëzuar në tokë, pa shenja të mëparshme shqetësimi, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 25 qershor 2026, rreth orës 09:55, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia po e trajton rastin si “hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon me procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz