HomeLajmeIshte në Listën e Personave të Zhdukur, nesër rivarroset Hajdar Pepaj

Ishte në Listën e Personave të Zhdukur, nesër rivarroset Hajdar Pepaj

Të ngjajshme

Blakaj: Dhomat e Specializuara nuk kanë qenë mjaftueshëm transparente

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj,...

Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka publikuar...

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Paraditen e kësaj të diele, një 11-vjeçar dyshohet se...

“Superpuna për Gratë”, Kurti njofton skemën e re për punësimin e grave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar...

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, njofton se nesër rivarroset Dëshmori Hajdar Pepaj, që ishte në Listën e Personave të Zhdukur.

“Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 21 qershor 2026, në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te ‘Lapidari i Ri’ në fshatin Kodrali të Deçanit.

Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Pepaj. Njëkohësisht rithekson përkushtimin institucional për vazhdimin e angazhimit në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz