HomeSportDeklaratë skandaloze nga Xhevat Prekazi: Tragjedi e madhe që Serbia nuk është...

Deklaratë skandaloze nga Xhevat Prekazi: Tragjedi e madhe që Serbia nuk është në Botëror

Të ngjajshme

ZKA zbulon shkelje milionëshe, kontrata të papërfunduara dhe kolaps në projektet rrugore

Në pothuajse secilin projekt kapital infrastrukturor të menaxhuar nga...

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Gjobë 200 euroshe për hedhje të mbeturinave vëllimore në kryeqytet

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar një gjobë në vlerë...

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Xhevat Prekazi ka shokuar me deklaratat që i dha në intervistën e fundit për mediat serbe.

Legjenda e futbollit, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Serbi dhe në Turqi, u shpreh i brengosur e i mërzitur që Serbia nuk ka mundur të kualifikohej në Kupën e Botës 2026.

“Është një tragjedi e madhe që Serbia nuk është kualifikuar në Botëror, është një tragjedi e madhe. Njerëzit nuk kanë dëgjuar për një vend si Curaçao, pastaj Uzbekistani, e nuk është Serbia, e cila ka mijëra futbollistë kualitativë. Ky është një turp për futbollin tonë”, deklaroi ish-futbollisti mitrovicas për televizionin serb “N1”.

“Ky Botëror për mua është një cirk klasik. Sa shumë ekipe marrin pjesë, nuk ka atmosferë. Në të kaluarën ke jetuar për Botëror, ka pasur futbollistë të mëdhenj aty, tash është bukfalisht një cirkus. Është tragjedi që futbolli ka ardhur në këtë gjendje”, shtoi Prekazi, i cili edhe në të kaluarën ka dhënë deklarata të tilla shokuese dhe skandaloze. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz