HomeLajmeNdryshon renditja në komuna: LVV kalon LDK-në në Istog dhe AAK-në në...

Ndryshon renditja në komuna: LVV kalon LDK-në në Istog dhe AAK-në në Junik

Të ngjajshme

Dialogu Kosovë – Serbi, përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Edhe pse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka shënuar...

“Kosova A” drejt furnizimit të ri, KEK ndan kontratë mijëra euro për pjesë rezervë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një kontratë...

Vidhnin makina në Greqi dhe u falsifikonin dokumentet, arrestohen 11 shqiptarë

Oficerët e policisë nga Departamenti i Ndjekjes dhe Hetimit...

Rikthehet Pollozhani, merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

Artim Pollozhani është bërë me skuadër të re. Ish-futbollisti, u...

Ish-kryetari i KPM-së alarmon: Ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve

Tri raporte janë prezantuar sot nga Asociacioni i Gazetarëve...

Numërimi i votave të diasporës, përveçse ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve mes subjekteve politike, ka sjellë ndryshime edhe në renditjen e partive në disa komuna të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë forcë e parë në pjesën dërrmuese të komunave, por në disa komuna të Rrafshit të Dukagjinit epërsinë e mbanin subjekte të tjera politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishte dalë e para në Istog, ndërsa Aleanca printe në Junik.

Megjithatë, votat e ardhura nga diaspora kanë ndryshuar këtë panoramë.

Në Istog, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka kaluar në vendin e parë. Edhe pse kanë mbetur pa u numëruar edhe tri kuti të votave nga diaspora që i përkasin kësaj komune, LVV-ja kryeson ndaj LDK-së me 109 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta.

Ndërkohë, në Junik, ku ka mbetur për t’u numëruar edhe një kuti e diasporës, LVV-ja ka kaluar AAK-në dhe aktualisht kryeson me 40 vota diferencë.

Në vendin e tretë renditet LDK-ja, vetëm pesë vota pas Aleancës.

Me këto ndryshime, LDK-ja nuk mban më pozitën e forcës së parë në asnjë komunë të Kosovës, ndërsa AAK-ja vazhdon të ruajë primatin në Deçan.

Edhe pas përfshirjes së votave të diasporës, PDK-ja mbetet forca kryesore në Skenderaj, Drenas dhe Malishevë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz