HomeLajmeTë shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia nis hetimet

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia nis hetimet

Të ngjajshme

Zyrtare: Real Madridi transferon Cucurellan

Skuadra e Real Madrditi ka zyrtariziuar marrëveshjen me Marc...

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e...

Pas largimit të 2700 tonëve mbeturina, Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka...

Një incident me armë zjarri është raportuar pasditen e së dielës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2026, rreth orës 18:00. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur ekzaminimet dhe mbledhjen e provave.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas të shtënave është vërejtur një person i dyshuar duke u larguar nga zona në drejtim të panjohur.

Gjatë hetimeve në terren janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të një pistolete, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën hetimore.

Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për identifikimin e personit të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz