HomeLajmeAliu mirëpret arrestimin e pesë të dyshuarve për pjesëmarrje në Masakrën e...

Aliu mirëpret arrestimin e pesë të dyshuarve për pjesëmarrje në Masakrën e Reçakut: Të gjithë përgjegjësit para drejtësisë

Të ngjajshme

​Largohet nga PS-ja deputetja Marjana Koçeku: Nga sot do jem e pavarur

Deputetja Marjana Koçeku në Shqipëri ka bërë të ditur...

Tre lojtarë të Gjermanisë debutuan me gola në Kupën e Botës

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore të thellë 7:1...

Tragjedi në fluturimin Zvicër-Kosovë: Vdes një person gjatë aterimit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aeroplan që...

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka mirëpritur aksionin e institucioneve të Republikës së Kosovës për arrestimin e pesë personave të dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Reçakut.

Përmes një reagimi publik, Aliu e cilësoi Masakrën e Reçakut si një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe një nga ngjarjet që, sipas tij, tronditi ndërgjegjen e botës demokratike.

Ai theksoi se kujtimi i 45 civilëve të vrarë në Reçak mbetet i përhershëm, ndërsa ruajtja dhe mbrojtja e së vërtetës për këtë krim është përgjegjësi e brezave.

“Krimet e kryera ndaj popullit tonë nuk harrohen dhe vendosja e drejtësisë për viktimat, familjet e tyre dhe për gjithë shoqërinë tonë është obligim institucional, moral dhe kombëtar”, ka shkruar Aliu.

Kryetari i Shtimes ka përgëzuar Policinë e Kosovës, Prokurorinë Speciale dhe institucionet e sigurisë për punën në zbardhjen dhe ndjekjen e krimeve të luftës, duke vlerësuar se çdo veprim që çon drejt drejtësisë kontribuon në forcimin e shtetit dhe sundimin e ligjit.

Aliu shtoi se Shtimja, si komunë që ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës, mbështet përpjekjet për t’i sjellë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për krime ndaj civilëve të pafajshëm.

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në rastin e njohur si “Reçaku II”, që lidhet me hetimet për krime lufte.

Në konferencën për media të mbajtur pas operacionit, prokurori special Ilir Morina bëri të ditur se arrestimet janë kryer në bazë të urdhrit të gjykatës.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz