HomeLajmeMinistri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për...

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të ngjajshme

Zyrtare: Real Madridi transferon Cucurellan

Skuadra e Real Madrditi ka zyrtariziuar marrëveshjen me Marc...

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e...

Pas largimit të 2700 tonëve mbeturina, Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka...

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka njoftuar se ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Pentagon më 11 dhe 12 qershor.

Ai ka treguar se janë pritur nga Alton Buland, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.

“Përgjatë bisedimeve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dakordësuam që të vijojmë pa ndalim në rritjen e përpjekjeve që e forcojnë në shumë dimensione partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.”, ka shkruar ai.

“Krenarë për këtë partneritet të palëkundur, ndërsa mbetemi thellësisht mirënjohës ndaj #SHBA për mbështetjen e vazhdueshme në progresin euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.”, ka përfunduar Nufi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz