Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me pjesë rezervë për mekanizmin “Liebherr”, me vlerë të parashikuar prej 3.500 eurosh.
Tenderi ishte iniciuar në mars të këtij viti përmes procedurës së kuotimit të çmimit dhe kishte për qëllim furnizimin me pjesë rezervë për mekanizmin “Liebherr”, shkruaan IndeksOnline.
Ky mekanizëm përdoret në kuadër të operimeve të korporatës.
Sipas njoftimit për kontratë, afati për dorëzimin e ofertave kishte qenë 19 marsi 2026, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
Në njoftimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit, të publikuar më 11 qershor, KEK-u bën të ditur se në këtë procedurë ishin pranuar gjithsej dy tenderë.
Autoriteti kontraktues ka sqaruar se anulimi është bërë pas hapjes së ofertave, duke u bazuar në një dispozitë të Ligjit për Prokurimin Publik që kërkon ndërprerjen e procedurës.
Sipas arsyetimit të dhënë nga KEK, aktiviteti është anuluar pasi ndërkohë është nënshkruar një kontratë kornizë me vlerë të madhe dhe afat 36-mujor për të njëjtin aktivitet të prokurimit.
Në kuadër të asaj kontrate kornizë janë të përfshira edhe pajisjet që ishin objekt i këtij tenderi, duke e bërë të panevojshme vazhdimin e procedurës së veçantë.