HomeSportSkandal në Botëror – Yjet e Turqisë kapen duke tymosur duhan në...

Skandal në Botëror – Yjet e Turqisë kapen duke tymosur duhan në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Të ngjajshme

Zvicra synon lidhje direkte hekurudhore me Londrën

Qeveria zvicerane sheh potencial të madh për një lidhje...

KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Ministri në detyrë i Infrastruktures dhe Transportit Dimal Basha...

Një ngjarje e pakëndshme po turbullon ujërat në përfaqësuesen e Turqisë gjatë qëndrimit të tyre në finale e Kupës së Botës.

Skuadra, e cila është vendosur në Vankuver të Kanadasë për ndeshjet e saj, është vendosur në qendër të kritikave pas disa pamjeve të bëra publike që kanë sjellë një “tërmet” të vërtetë mediatik në Stamboll.

Konkretisht, disa nga futbollistët e kombëtares turke janë fotografuar nga paparacët dhe kalimtarët teksa shijonin momente qetësie në ballkonin e hotelit të tyre luksoz. Megjithatë, ajo që ka tërbuar tifozët dhe drejtuesit e federatës është fakti se lojtarët janë parë duke pirë duhan, një gjest ky krejtësisht i papranueshëm për sportistë të nivelit të tillë, aq më tepër në mes të kompeticionit më të rëndësishëm në rruzull.

Advertisement
Stuhia në rrjetet sociale dhe mediat turke: Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi të rrufeshme në platformat sociale, ku tifozët turq, të njohur për pasionin e tyre të zjarrtë, nuk i kanë kursyer kritikat e ashpra.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë sjellje si “mungesë totale profesionalizmi dhe respekti ndaj fanellës”.
Mediat sportive në Turqi po kërkojnë me ngulm masa disiplinore të menjëhershme nga trajneri dhe stafi drejtues, duke theksuar se disiplina duhet të jetë parësore në një turne ku përfaqësohet një komb i tërë.
Deri më tani, nga kampi i Turqisë në Vankuver nuk ka pasur një reagim zyrtar, por pritet që ky episod të sjellë gjoba të majme ose pezullime të brendshme për lojtarët e përfshirë.TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz