HomeLajmeHekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Të ngjajshme

Zvicra synon lidhje direkte hekurudhore me Londrën

Qeveria zvicerane sheh potencial të madh për një lidhje...

KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Ministri në detyrë i Infrastruktures dhe Transportit Dimal Basha...

Ministri në detyrë i Infrastruktures dhe Transportit Dimal Basha u takua me homologun e tij nga Shqipëria, Enea Karakaçi.

Gjatë takimit u diskutua për realizimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Kosovën dhe Shqipërinë, Hekurudhën Durrës–Prishtinë.

Ministrit Karakaçi i shpreha përkushtimin e plotë të Kosovës për ta jetësuar këtë projekt strategjik, pavarësisht sfidave dhe kostos që kërkon.

Bashkë u dakorduam se kjo linjë hekurudhore me impakt për tërë Evropën Juglindore do të shërbejë si lidhje e mëtutjeshme kombëtare dhe si korridor i ri zhvillimi mes dy vendeve. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë do t’i afrojë më shumë qytetarët tanë, do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe rritë potencialin ekonomik të të dy vendeve.

Projektet që bashkojnë shqiptarët janë investime në dobi të të ardhmes tonë të përbashkët e me fryte që do t’i gëzojnë edhe pasardhësit tanë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz