HomeLajmeVotat nga përfaqësitë diplomatike, ja si renditen partitë pas numërimit të 27%...

Votat nga përfaqësitë diplomatike, ja si renditen partitë pas numërimit të 27% të tyre

Të ngjajshme

Përdorimi i telefonit pas orës 22 mund të sjell pasoja të rënda psikologjike

Pas orës dhjetë të darkës celulari duhet fikur. Është...

Aksident i rëndë në Mitrovicë, goditet nga automjeti një 73-vjeçare

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë në...

Selin dhe Gimbo marrin vendimin e rëndësishëm

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket...

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Komuniteti shqiptar në Kanada ka shënuar një moment të...

Të enjten ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike ku kanë votuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë.

Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 13 nga 47 vendvotime, që përbëjnë 27.66% të totalit të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 83.82% të votave të numëruara nga përfaqësitë diplomatike, raporton Indeskonline.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.49% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.97%.

Në vendin e katërt renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.60% të votave nga numërimi i deritanishëm i votave të diasporës.

Procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, derisa të përfundojë numërimi i të gjitha vendvotimeve./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz