Kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se po qëndron në Meksikë me ftesë të presidentit të FIFA, Gianni Infantino, për të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë fillimin e Kupa e Botës FIFA 2026.
Përmes një postimi publik, Ademi tha se ndodhet në qytetin që ka simbolikë të veçantë për futbollin kosovar, aty ku para dhjetë vjetësh Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit, raporton lajmi.net
Sipas tij, përveç pjesëmarrjes në ndeshjen hapëse të Botërorit mes Kombëtarja e Meksikës dhe Kombëtarja e Afrikës së Jugut, ai do të jetë pjesë edhe e Samitit të FIFA-s që do të mbahet në Miami.
Postimi i plotë:
Në qytetin me simbolikë të veçantë për futbollin tonë, aty ku para dhjetë vjetësh Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit.
Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhem në Meksikë për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, Meksika-Afrika e Jugut. Gjithashtu, do të jem edhe pjesë e Samitit të FIFA-s që do të mbahet në Majami.
Nga këtu edhe një herë i përgëzoj vashat tona dardane për kualifikimin në “Play-Off” të Botërorit 2027, një sukses që na bën krenarë të gjithëve.
Besoj fuqishëm se me punën, përkushtimin dhe talentin që kanë djemtë dhe vajzat tona, edhe Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e ngjarjeve të tilla madhore të futbollit botëror.
Jam shumë i lumtur që strategjia dhe projektet zhvillimore të FFK-së po implementohen me sukses dhe tashmë po japin rezultatet e para konkrete si në futbollin e femrave, edhe në zhvillimin e talenteve të rinj.
Akademia e FIFA-s në Prishtinë, e para e këtij lloji në Ballkan, po jep frytet e saj, ku talentet tona po marrin formimin më të mirë profesional nën udhëheqjen e ekspertit të FIFA-s dhe stafit tonë teknik. Kjo është dëshmi se investimi në të rinjtë dhe puna e vazhdueshme po ndërtojnë themele të forta për të ardhmen e futbollit të Kosovës./Lajmi.net/