Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia është në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë, duke shprehur shpresën që njëri nga ish-udhëheqësit e saj, Hashim Thaçi ose Kadri Veseli, të marrë drejtimin e partisë.
Sipas Grudës, PDK-ja e sheh rikthimin e njërit prej figurave kryesore historike të saj si mundësi për të vazhduar misionin politik që, sipas tij, kishte mbetur përgjysmë për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit.
Deklarata e deputetit vjen në një periudhë kur vëmendja e opinionit publik vazhdon të jetë e përqendruar te procesi gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku po gjykohen ish-krerë të lartë të UÇK-së dhe të institucioneve të Kosovës.
- Advertisement -