HomeLajmeHaxhiu takon Presidenten e Bullgarisë në Sofje, në fokus integrimi evropian dhe...

Haxhiu takon Presidenten e Bullgarisë në Sofje, në fokus integrimi evropian dhe NATO

Të ngjajshme

Adri Mehmeti afër të vishet “kuqezi”, e konfirmon Ervin Bulku

I ftuar në emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, ndihmësi...

Nuk morën pjesë në event, Benita “diss” Klodit e Elijones?

Në eventin e mbajtur mbrëmë nga këngëtari Londrim Mekaj...

Ekskluzive: Kjo është 10 shja më e votuar e PDK së në Skenderaj ( FOTO)

Sipas rezultateve të publikuara për kandidatët e Partisë Demokratike...

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje.

U.D. Presidentja Haxhiu e uroi Presidenten Iotova për marrjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj shtetndërtimit, subjektivitetit ndërkombëtar dhe rrugës euroatlantike të Kosovës.

“Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për rëndësinë e një perspektive më të qartë të Kosovës drejt NATO-s”, thuhet në njoftim.

Haxhiu theksoi po ashtu interesimin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe arsimit, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve të dy vendeve.

Në takim u përmend edhe komuniteti bullgar në Kosovë, për të cilin U.D. Presidentja Haxhiu ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për respektimin e të drejtave, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në jetën publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz