HomeLajmeGara për deputetë drejt përmbylljes, numërohen rreth 76% e votave – publikohen...

Gara për deputetë drejt përmbylljes, numërohen rreth 76% e votave – publikohen renditjet e reja në partitë kryesore

Të ngjajshme

Xhaka në mesin e lojtarëve më me përvojë në Botëror

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është prej lojtarëve më...

Zyrtare: Besnik Hasi bëhet me klub të ri, nënshkruan me skuadrën nga Superliga e Turqisë

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi bëhet me punë të re. Hasi...

QKUK publikon rezultatet, këta janë 12 drejtorët e rinj të klinikave

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në kuadër të...

E futi Ipswichin në Premier League, McKenna largohet nga skuadra

Një ndryshim i madh po ndodh te Ipswich Town....

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po shkon drejt fazës përfundimtare, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 76 për qind e votave në nivel vendi.

Rezultatet e përditësuara nga KQZ, tregojnë se në Lëvizjen Vetëvendosje vazhdon të kryesojë Albin Kurti me 179,744 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 141,219 vota, Albulena Haxhiu me 81,970 vota, Hekuran Murati me 71,088 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 66,569 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati më i votuar mbetet Bedri Hamza me 90,178 vota. Pas tij vijnë Përparim Gruda me 55,714 vota, Arian Tahiri me 48,338 vota, Uran Ismaili me 43,423 vota dhe Sala Jashari me 30,284 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, renditjen e kryeson Vjosa Osmani Sadriu me 59,330 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 53,840 vota. Më pas renditen Doarsa Kica-Xhelili me 41,594 vota, Hykmete Bajrami me 32,867 vota dhe Avdullah Hoti me 30,164 vota.

Ndërkohë, në Aleancë kandidati më i votuar deri tani është Ardian Gjini me 31,170 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 28,080 vota, Daut Haradinaj me 21,339 vota, Besnik Tahiri me 18,410 vota dhe Bekë Berisha me 15,142 vota.

Me rreth 76 për qind të votave të numëruara, rezultatet po japin një pasqyrë gjithnjë e më të qartë të renditjes së kandidatëve brenda partive politike, megjithatë procesi ende nuk ka përfunduar dhe shifrat mund të ndryshojnë me numërimin e votave të mbetura në komunat ku procesi vazhdon. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz