HomeLajmeRama përplaset me gazetaren rumune për projektin e Zvërnecit: Keni ardhur me...

Rama përplaset me gazetaren rumune për projektin e Zvërnecit: Keni ardhur me kokën plot me gënjeshtra

Të ngjajshme

Një pyetje që i bëri një gazetare nga Rumania në lidhje me projektin e Zvërnecit acaroi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili iu drejtua me fjalët se gënjeshtrat i kanë bllokuar trurin.

Gazetarja e pyeti nëse projekti ishte pezulluar apo anuluar, pasi sipas tij, kryeministri tha në fillim të fjalës së tij se ishte anuluar.

Por Rama reagoi ashpër duke i thënë se ka ardhur në Shqipëri me kokën plot me gënjeshtra, dhe se asgjë nuk kalon përmes trurit të saj.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Na ndihmoni të sqarojmë disa gjëra. Kemi dy projekte të ishullit të Sazanit dhe në bregdet.

Rama: Nuk kemi dy projekte, por dy vend zhvillimi. Jo jo jo sepse fjalëët sot janë të rëndësishme.

Gazetarja: Kemi dy vendndodhje. Në bregdet projekti është anuluar. pezulluar. Ju thatë në fillim kemi regjistrimin që është anuluar.

Rama: Unë jam këtu, po flas.

Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.

Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar, asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk kalon përmes tij.

Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull. Ju thatë që është anuluar.

Rama: Trurin e keni në rregull, problemi është sa i hapur është për faktet. Nuk e pranoj. Nëse të gjithë tjonë se e kam thënë se e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem.  Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk vazhdoj. Ndjesë. Më thoni diçka që nuk  ka thënë kurrë sepse kemi ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thashë se projekti është anuluar, talleni me mua apo cfarë.  Seriozisht e keni? Këto janë gjërat pse e keni të gjithë këtë mjegull, se ka thënë këtë se nuk ka pasur asnjëherë projekt. Është dicka për të cilën po punohet. Cfarë ka diçka të vështirë për tu kuptuar këtu apo nuk është tërheqëse?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz