HomeSportAF Elbasani përjetëson kujtimin e Fatjon Bunjakut – e pensionin numrin 27...

AF Elbasani përjetëson kujtimin e Fatjon Bunjakut – e pensionin numrin 27 që e mbante talenti kosovar

Të ngjajshme

Ahmeti për rezultatin e zgjedhjeve: Është dështim i VV-së

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatin e...

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Gjini: Protestë për stagnim

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, vlerëson se...

Në bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze, arrestohen tre persona në Kosovë

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka...

Vajzat e arta të Kosovës, sigurojnë play-offin e Kupës së Botës!

Vajzat e arta të Kosovës kanë shkruar historinë. Në ndeshjen...

Vdekja tragjike e futbollistit të ri Fatjon Bunjaku ka tronditur komunitetin e futbollit shqiptar, duke lënë pas dhimbje dhe reagime të shumta.

22-vjeçari humbi jetën në një aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Vushtrri, teksa karriera e tij sportive po shënonte ngritje të vazhdueshme dhe pritej të zhvillohej më tej, transmeton lajmi.net.

Në shenjë nderimi dhe respekti, klubi shqiptar AF Elbasani ka vendosur të tërheqë përfundimisht nga përdorimi fanellën me numrin 27, të cilën e mbante Bunjaku.

“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ky vendim vjen si një homazh i veçantë për futbollistin e ndjerë, i cili la gjurmë në periudhën e tij te skuadra shqiptare./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz