Dy emra të njohur të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt nuk arritën të sigurojnë mbështetje të madhe në zgjedhjet e 7 qershorit, bazuar në rezultatet e deritanishme.
Pas numërimit të 36.59 për qind të votave, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cilu fyu rëndë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka grumbulluar veç 2 mijë 890 vota deri tani.

Ndërkohë, në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci ka marrë 2,113 vota, duke mbetur gjithashtu larg kandidatëve më të votuar të subjektit të tij politik.

Fatos Geci është nip i Fadil Gecit, ndërsa të dy vijnë nga familja e njohur Geci e Llaushës, e cila ka pasur rol të rëndësishëm në jetën politike dhe publike të vendit ndër vite.
Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se as Fatosi në listën e LVV-së dhe as Fadili në listën e LDK-së nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit.