HomeLajmeKQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 9 komuna, në QNR...

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 9 komuna, në QNR nis verifikimi i fletëvotimeve nga votimi me postë

Të ngjajshme

Behar Maliqi njofton largimin e tij nga Prishtina

Ish-futbollisti kosovar, Behar Maliqi është larguar nga Prishtina. Lajmin e...

Policia me aksion në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur një aksion policor në...

Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,ka...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur sot konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, nga ku ka dhënë detaje lidhur me procesin e numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit.

Ai ka thënë se deri sot në ora 16:00, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 9 QKN.

“QKN-të që kanë përfunduar këto aktivitete janë Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamusha, Zubin Potoku, Zveçani, Kllokoti dhe Novobërda. Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN të tjera. Sipas të dhënave, deri më tani numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuar që i takojnë 38 QKN-ve është 902 nga 2498 vendvotime apo mbi 36% e tyre”, ka thënë Elezi.

Ai ka njoftuar se pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u procesuar në platformën e KQZ-së për rezultate.

“Qendrat Komunale të cilat kanë përfunduar procesin e numërimit dhe verifikimit janë duke i dorëzuar materialin zgjedhor këtu në QNR. Aty së shpejti do të filloj skanimi i listës së votuesve nga vendvotimet e rregullta, nga disa prej komunave që kanë përfunduar punën në QKN dhe e kanë dorëzuar materialin në QNR. Skanimi i listës së votuesve që është përdorur në vendvotime është i domosdoshëm para se të fillohet numërimi i votave nga vendvotimet me kusht, sepse ndihmon KQZ-në të sigurohet se askush nuk ka votuar dy herë në vendvotimin e rregullt dhe atë me kusht”, ka njoftuar Elezi.

Ai ka thënë se në QNR po bëhet edhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës.

“Gjatë të hënës, është përmbyllur procesi i tërheqjes sëpakove me flëtëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht atij me postë.  Tërheqja është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme, si dhe kutia postare në Kosovë.  Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të xilave tashmë janë sjellur në Kosovë.  Gjatë pasdites së sotme, duke filluar nga ora 16:00 në QNR ka filluyar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës që deri më tani janë sjell në Kosovë.  Qëllimi është të verifikohen nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pakot që do të aprovohen, do të përfshihen në procesin e numërimit gjatë ditëve në vazhdim”, ka shtuar Elezi. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz