HomeSportSkandal para Kupës së Botës 2026? Irani pretendon se i janë hequr...

Skandal para Kupës së Botës 2026? Irani pretendon se i janë hequr biletat për tifozët

Të ngjajshme

Tmerr në Çeki: Nëna dyshohet se mbyti foshnjën, më pas ua hodhi qenve

Zbulimi i krahut të një foshnje ka shkaktuar një...

Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci

Një rast i ri i ethes afrikane të derrave...

Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LVV, PDK, LDK, AAK

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave...

Vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026, Federata e Futbollit e Iranit (FFIRI) ka njoftuar se biletat për tifozët iranianë janë tërhequr papritur.

Sipas federatës iraniane, çdo kombëtare pjesëmarrëse ka të drejtë të marrë rreth 8 për qind të kapacitetit të stadiumit për secilën ndeshje, në mënyrë që biletat të shpërndahen përmes kanaleve zyrtare, shkruan Indeksonline

FFIRI pretendon se kishte nisur tashmë procesin e shitjes së biletave për ndeshjet ndaj Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit, por se kjo kuotë është tërhequr në mënyrë të papritur.

Në deklaratën e saj, federata iraniane theksoi se shumë tifozë kishin bërë tashmë planet e udhëtimit dhe rezervimet për të ndjekur ekipin në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar situatën si të padrejtë dhe në kundërshtim me frymën e garave ndërkombëtare.

Irani ka kërkuar nga FIFA dhe organizatorët e turneut që të respektojnë parimet e neutralitetit dhe barazisë për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse. Deri më tani, FIFA nuk ka dhënë një koment zyrtar lidhur me pretendimet e federatës iraniane./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz