BallinaLajmeGërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Të ngjajshme

Politikani serb në Graçanicë, Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi nuk e mbështes Listën Serbe

Rreth treqind serbë, kryesisht të punësuar në institucione paralele...

Selena Gomez shet vilën luksoze në Encino

Selena Gomez po i thotë lamtumirë vilës së saj...

Fitoi titullin, Arsenali e shpërblen me kontratë të re Artetën

Mikel Arteta arriti ta përmbush më në fund misionin...

DUA i Blerta Bashollit fiton çmim në Cannes

Filmi DUA i regjisores kosovare, Blerta Basholli, ka fituar...

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të fortë, gjatë një vizite në Prokuroria Themelore në Prizren.

Në një postim në Facebook, Gërvalla bëri të ditur se është pritur nga kryeprokurori Petrit Kryeziu, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe nevojën për bashkëveprim institucional në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë.

Ajo theksoi se reforma në drejtësi nuk është debat politik, por proces shtetëror që synon forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Pakoja prej pesë ligjeve përbën bazën e këtij transformimi të thellë institucional, me synim forcimin e thellimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial dhe gjyqësor. Në këtë rrugë, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesi i Vetingut gjithashtu përbëjnë hapa të qartë drejt një drejtësie që nuk i shërben interesave të ngushta e klanore, por qytetarëve të kësaj Republike dhe shtetit të Kosovës. Koha kur sistemi i drejtësisë toleronte pandëshkueshmërinë nuk guxon të ekzistojë më. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz