Doarsa Kica-Xhelili, ka sqaruar në “Pressing” të T7, deklaratën që u bë virale ku thotë gjatë një interviste që “besoni LDK-së vetëm edhe njëherë”.
Ajo tha se e ka thënë në kuptimin që nëse i besohet LDK-së pas katër vjete do të ketë tema të tjera, për projekte zhvillimore.
“Kam thënë t’i besohet LDK-së edhe njëherë, që nëse i besoni ne më nuk do t’i bëjmë këto tema. Nuk do të flasim kush kujt i doli me vetura përpara, por për projekte zhvillimore..”, ka thënë ajo. /Gazeta Express