BallinaLajmeKompania që i shtypi me gabime fletëvotimet për zgjedhjet lokale, fiton tenderin...

Kompania që i shtypi me gabime fletëvotimet për zgjedhjet lokale, fiton tenderin rreth 350 mijë euro për shtypjen e tyre për zgjedhjet e 7 qershorit

Të ngjajshme

Arteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Ish-ylli i brezit të “Invincibles”, Ray Parlour, ka shpjeguar...

Selin na thotë mirëmëngjesi me një pamje përrallore, nuk është Gimbo

Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”-së, Selin Bollati,...

Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë

Mbi dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet...

Publikohet fotografia e viktimës së vet aksidentit në Dollc të Klinës  

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Sipërmarrësi pejan është viktimë e aksidentit në Klinë

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë...

Kompania slovene “Cetis”, ka fituar përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Ky tender kap vlerën e 342 mijë eurove, shkruan lajmi.net.

Në garë për këtë tender ka qenë vetëm një operator ekonomik, i cili edhe është shpallur fitues. Kontrata është dhënë më 14 maj 2026, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet sot, më 18 maj.

Kompania “Cetis”, kishte shtypur edhe fletëvotimet e zgjedhjeve lokale që janë mbajtur në tetor të 2025-tës e më pas edhe balotazhit të nëntorit që u mbajt në disa komuna.

Në Komunën e Mitrovicës, u dyshua për falsifikim votash pasi disa numra serik të fletëvotimeve nuk u përputhën me kutitë e votimit nga ku ishin nxjerrë për t’i numëruar.

Për shkak të këtij dyshimi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë e kishte ndaluar numërimin e votave dhe kishte filluar hetimet në lidhje me këtë situatë.

Në lidhje me këtë vetë kompania Cetis, kishte dal me një sqarim zyrtar ku ka thënë se disa fletëvotime në komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës janë shtypur gabimisht.

Kompania e kontraktuar për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka thënë në sqarim se bëhet fjalë për gabime gjatë shtypjes së fletëvotimeve.

CETIS tha në sqarim se ka kryer një hetim lidhur me rastin, i cili ka rezultuar në evidentimin e disa gabimeve në shtypje të disa fletëvotimeve në dy komuna.

Në njoftim thuhet se pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania ka zhvilluar një hetim të plotë të procesit të prodhimit dhe përgatitjes së të dhënave. Hetimi ka zbuluar se problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes.

CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit.

Pavarsisht gabimeve të tilla, KQZ e ka tenderuar përsëri të njëjtën kompani. /Lajmi.net/

Tenderi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz