BallinaLajmeKurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made...

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

Të ngjajshme

Wow! Shyhrete Behluli në top formë, eleganca që sfidon kohën

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, duket në super formë,...

Interesante! Tifozët e Bayernit shfaqen padashje një baner fyes ndaj klubit…

Një incident ka ndodhur gjatë festimeve të titullit të...

Gruaja e portierit të PSG-së reagon, pasi aktorja e filmave për të rritur i bëri ofertë atij

Gruaja e portierit të Paris Saint-Germainit, Matvey Safonovit, ka...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë vit Kosova pritet të prodhojë municionet e para me vulën “Made in Kosova”.

Përmes një postimi në facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar punimet në fabrikën që po ndërtohet në Jahoc të Gjakovës për industrinë ushtarake, shkruan IndeksOnline.

Sipas Kurtit, në fazën fillestare do të prodhohen fishekë të kalibrave 5.56 mm dhe 7.62 mm, ndërsa projekti synon që në të ardhmen të prodhojë edhe dronë ushtarakë “Made in Kosova”.

“19 hektarë për industri ushtarake në kuadër të 140 hektarëve si zonë industriale e mbrojtjes me perimetër 6 kilometra, e që ndodhen 500 metra vijë ajrore larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra larg poligonit në Babaj të Bokës.Në hapin e parë historik për vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes do të prodhojmë fishekë të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm, për të vazhduar deri te dronët “Made in Kosova”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro për pajisje, trajnime dhe avancim të kapaciteteve ushtarake.

“Mandatin e kaluar kemi shumëfishuar buxhetin dhe blerjet sikurse kemi rritur kapacitetet njerëzore. Për ushtrinë tonë, gjatë katër viteve të ardhshme do të ndajmë mbi 1 miliard euro, duke siguruar fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për forcën tonë të armatosur”, ka shkruar Kurti./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz