BallinaLajmeKosova e dyta në Evropë nga varfëria, Musliu-Shoshi: Ky është tregues i...

Kosova e dyta në Evropë nga varfëria, Musliu-Shoshi: Ky është tregues i humbjes së drejtimit, i një qeverisjeje që ka prodhuar arsyetime jo rezultate

Të ngjajshme

Interesante! Tifozët e Bayernit shfaqen padashje një baner fyes ndaj klubit…

Një incident ka ndodhur gjatë festimeve të titullit të...

Gruaja e portierit të PSG-së reagon, pasi aktorja e filmave për të rritur i bëri ofertë atij

Gruaja e portierit të Paris Saint-Germainit, Matvey Safonovit, ka...

Dëshpërohet Vesa: Këtë vit ka qenë Eurovisioni më i dobët që kam ndjekur

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë...

Kandidatja për deputete e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në lidhje me raportin e FMN-së, që e ka vendosur Kosovën si të dytin në Evropë për nga varfëria.

Ajo ka thënë se populli nuk lodhet nga sakrifica, por kur sakrifica nuk shpërblehet me shpresë, shkruan lajmi.net.

“Kur një vend i vogël si Kosova renditet sot ndër më të varfrit në Evropë sipas të dhënave të FMN-së për vitin 2026, kjo nuk është thjesht statistikë ekonomike. Është tregues i humbjes së drejtimit, i mungesës së zhvillimit dhe i një qeverisjeje që më shumë ka prodhuar arsyetime sesa rezultate”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se paradoksi bëhet më i rëndë kur Kosova renditet pas një Ukraine që vazhdon të jetojë nën hijen e luftës. w

“Ndërkohë, tek ne, rinia vazhdon të largohet, familjet luftojnë çdo ditë me çmimet dhe qytetarëve po u zbehet besimi se mund të ndërtohet jetë me dinjitet në vendin e tyre. Kosova meriton më shumë. Qytetarët meritojnë një shtet që punon, zhvillon dhe hap rrugë për qytetarin e vet, jo një shtet që stagnon ndërsa të tjerët ecin përpara”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz