BallinaLajmeProtestat e studentëve në Shkup, Rexhepi: Po mbrojmë të drejtën që është...

Protestat e studentëve në Shkup, Rexhepi: Po mbrojmë të drejtën që është e garantuar me ligj

Të ngjajshme

Interesante! Tifozët e Bayernit shfaqen padashje një baner fyes ndaj klubit…

Një incident ka ndodhur gjatë festimeve të titullit të...

Gruaja e portierit të PSG-së reagon, pasi aktorja e filmave për të rritur i bëri ofertë atij

Gruaja e portierit të Paris Saint-Germainit, Matvey Safonovit, ka...

Dëshpërohet Vesa: Këtë vit ka qenë Eurovisioni më i dobët që kam ndjekur

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë...

Olti Rexhepi, organizator i protestës në Shkup, në emisionin “Info Magazine” komentoi protestën që do të mbahet nesër në Maqedoninë e Veriut për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Rexhepi tha se studentët po mbrojnë një të drejtë që është e garantuar me ligj dhe theksoi se protesta nuk ka karakter nacionalist, por synon mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe institucionale.

Ai shtoi se kanë marrë mbështetje edhe nga studentët e Prishtinës, të cilët do t’i bashkohen në shenjë solidariteti.

“Duhet ta kemi të qartë, ne si studentë po mbrojmë diçka që është e garantuar edhe me ligj. Po ashtu, protesta dhe qëllimi jonë aspak nuk ka të bëjë me afera nacionaliste që e dëmton shtetin, përkundrazi ne po mundohemi të mbrojmë një të drejtë që e kemi të garantuar me ligj. Studentët janë më të bashkuar se kurrë, për shkak se do të ketë pjesëmarrje nga Kosova, nga Prishtina të themi më drejtë, për shkak se kjo protestë nuk prekë vetëm studentët e Maqedonisë së Veriut, studentët e Prishtinës do të bashkëngjiten për t’u solidarizuar për të mbrojtur një të drejtë që i prekë të gjithë”, tha Rexhepi në Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz