BallinaShowBizBebe del hapur në mbështetje të studentëve shqiptarë: ‘Gjuha shqipe është thellësisht...

Bebe del hapur në mbështetje të studentëve shqiptarë: ‘Gjuha shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë’

Të ngjajshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shprehur mbështetjen e saj për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ata kanë paralajmëruar protestë për të drejtën e zhvillimit të provimeve të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.

Me anë të një mesazhi, nënvizoi rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar:

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë.”

Gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz